Serie A/ Juventus pëson disfatë nga Parma, vë në rrezik “biletën” për Champions

23 Prill 2025, 22:14 / SPORT ALFA PRESS

Serie A/ Juventus pëson disfatë nga Parma, vë në rrezik

Janë luajtur sonte 4 ndeshjet e shtyra të javës së 33-të për shkak ndarjes nga jeta të Papa Françesku-t. Të katra ndeshjet nisën me një minutë heshtje në kujtim të Papa Françesku-t.

Juventus është mundur nga Parma 1-0 duke vënë në rrezik kualifikimin për në Champions, objektivin e vetëm të mbetur në lojë për këtë sezon.

Në “Ennio Tardini”, pjesa e parë mes Parmës dhe Juventusit është mbyllur 1-0 për vendasit, të cilët gjetën golin me Meto Pellgerino në fund të pjesës së parë, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë pas një krosimi perfekt nga Emanuele Valeri.

Parma fiton 1-0 dhe merr një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën, në anën tjetër Juventus tani renditet në vend të pestë me 59 pikë, 1 pikë më pak se Bologna e vendit të katërt.

Lazio fitoi në transfertë 0-2 ndaj Genoa-s. Goli i parë për bardhekaltrit u shënua nga Taty Castellanos në minutën e 32-të, i cili shënoi me gjysmë rroveshatë.

Goli i dytë për kryeqytetasit u shënua në minutën 64-të nga Boulaye Dia, pas një asisti fantastik të marrë nga Nicolo Rovella.

Me fitoren e marrë sot, Lazio renditet në vend të gjashtë me 59 pikë, po aq sa Juventus i vendit të pestë.

Në dy sfidat e tjera, Fiorentina fitoi në transfertë 1-2 ndaj Cagliari-t, ndërsa Torino fitoi 2-0 në fushën e saj ndaj Udineses.

 

Po ndodh...

ide