Serie A/ Milani mposht Bolonjën dhe mban shpresa për zonën Champions

10 Maj 2025, 08:57 / SPORT ALFA PRESS

Serie A/ Milani mposht Bolonjën dhe mban shpresa për zonën

Milani ka triumfuar 3-1 përballë Bolonjës në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse se të dy ekipet kishin raste serioze për të shënuar.

Mirëpo, në minutën e 49-të, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet Orsolinit, duke befasuar “Rossonerët”.

Por, Milani u kundërpërgjigj me anë të Santiago Gimenez, që shënoi në minutën e 73-të me një asistim të Christian Pulisic.

Gjashtë minuta më vonë, Pulisic shënoi golin e fitores për vendasit, duke kaluar në rolin e heroit.

Fitoren e kuqezinjve e vulosi Gimenez (90+3′), duke realizuar golin e dytë personal në këtë takim.

Pas javës së 36-të, dy xhiro pa përfunduar sezoni, Milani është në vendin e tetë me 60 pikë, ndërsa në xhiron e 37-të takohen me Romën.

 

Po ndodh...