Serie A pranon kërkesën e Interit, ndryshon agjenda për sfidën ndaj Romës

22 Prill 2025, 21:02 / SPORT ALFA PRESS

Serie A pranon kërkesën e Interit, ndryshon agjenda për

Ndeshja mes Interit dhe Romës do të luhet të shtunën. Kërkesa e presidentit Marota është pranuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Ndërkohë do të ketë një ndryshim në orar. Nuk do të nisë në orën 18:00, por në 20:45. Kujtojmë se përflitej për zhvendosjen e kësaj ndeshje të dielën. Shkak për këtë ishte funerali i Papa Françeskut.

Kjo lëvizje do i shkaktonte probleme Interit, që do të përballet me Barcelonën në Champions. Ndeshjet e tjera ndërkohë mund të luhen pa problem në tjetër ditë.

 

Po ndodh...