Skiatorja Lara Colturi kërkon largimin nga Shqipëria, shkak mungesa e fondeve

16 Prill 2025, 16:45 / SPORT ALFA PRESS

Skiatorja Lara Colturi kërkon largimin nga Shqipëria, shkak mungesa e

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga Shqipëria dhe të përfaqësojë vendin e lindjes, Italinë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e ka dhënë miratimin, ndërsa kërkesa e 18-vjeçares ka kohë për t’u shqyrtuar deri më 1 maj.

Në muajin e ardhshëm pritet të vendoset fati i skiatores, e cila në Kupën e Botës arriti të siguronte tre herë podiumin dhe të ngrinte flamurin kuqezi, duke u renditur në pozicionin e 7-të në tabelën finale.

Siç raportohet në media, kërkesa është bërë para përfundimit të Kupës së Botës dhe Colturi kërkon të përfaqësojë Italinë në Olimpiadën Dimërore të Milano-Cortinës në vitin 2026.

Flitet se shkak për kërkesën e saj për largimin nga Shqipëria është bërë mungesa e fondeve. Si në shumë disiplina të tjera, edhe skijimi është lënë në mëshirë të fatit nga shteti shqiptar që pavarësisht trumbetimeve politike realiteti është i ashpër për sportistët.

Ky realitet siç duket ka prekur edhe Colturin e cila kërkon largimin pas 4 viteve ‘bashkëjetesë’  me Shqipërinë do përfundojë pas katër vitesh. Paçka dëshirës së Shqipërisë për të pasur në grup një nga talentet më të mëdha të skive botërore, mundësitë dhe buxhetet e kufizuara të vendit tonë do na lënë pa një kampione të ardhshme.

 

Po ndodh...