
Tekniku i Barcelonës: Të përgatitur në maksimum për Interin, ekipi të zbatojë detyrat

Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick u shpreh se skuadra është përgatitur për të marrë maksimumin nga ndeshja me Interin në gjysmëfinalen e Champions League.
Ai u shpreh se zikaltrit janë një kundërshtar shumë i fortë dhe me një nga mbrojtjet më të mira në Europë. Flick shtoi se skuadra e tij është gati dhe se lojtarët gëzojnë një gjendje të mirë fizike.
“Jemi të përqendruar te ndeshja e parë. Interi është një kundërshtar shumë i fortë dhe me një nga mbrojtjet më të mira në Europë. Kanë lojtarë të mirë në mesfushë dhe sulmues të fortë. Tranzicionet i kanë shumë të rrezikshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe jemi të përgatitur për këtë.
Lojtarët ndihen mirë. Të fitosh një finale me Real Madrid është diçka e veçantë. Kemi mundësinë të arrijmë një finale në Ligën e Kampioneve dhe kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha. Të gjithë e ëndërrojmë këtë dhe jemi të fokusuar maksimalisht.
Mendoj se do të jetë trajner këtu edhe për sezonin e ardhshëm. Kemi një projekt deri në fund të sezonit të ardhshëm. Siç e kam thënë gjithmonë, jam i lumtur që punoj këtu”, u shpreh Flick.
Barcelona-Inter luhet nesër në orën 21:00.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128