Aksident në Korçë-Pogradec! Makina përplas motorin, një i plagosur

18 Prill 2025, 19:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Korçë-Pogradec! Makina përplas motorin,

Një aksident është regjistruar në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Nga të dhënat mësohet se një mjet ka përplasur një motor, ndërsa drejtuesi i motorit është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia nga ana tjetër po bën këqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

 

Po ndodh...