Aksidenti që u mori jetën dy fëmijëve/ Banorët: Policia nuk na përgjigjej kur e kemi denoncuar

Një tragjedi është shënuar sot në lagjen 15 të Durrësit, ku dy fëmijë janë përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Dëshmitarët kanë treguar pë Top Channel momentet e tmerrit në vendngjarje.
“Shteti është për të vënë gjobat. Patrullat vënë gjoba në autostrada, nuk vijnë këtu të kontrollojnë lagjet. Kush i kthen më këta?
Shteti gjobit kur nuk është për të gjobitur, jo ata që janë në faj. Duke luajtur letra në trotuar ishin”, u shpreh një nga dëshmitarët.
“Ishin fëmijët e lagjes sonë. Shoferi iku me vrap. Unë s’kam parë në jetën time kështu. Tre fëmijë”, tregon një tjetër.
“Nuk ka më keq se kaq. Tragjedi e madhe. Shteti duhet të marrë masa menjëherë. Ne të gjithë natën rrimë pa gjumë. Këtë gjë e ka bërë gjithmonë ky shoferi”, tha një banori i zonës.
“Asnjë nuk ka ardhur në këtë zonë. Asnjë nuk na e hap telefonin. Edhe video i kemi çuar.
Kur marrim policinë e zonës, ata thonë “merr një tjetër”. Ka qenë problematik. I kemi thënë gjithmonë “mos, mos””, tha një banori i lagjes.
“Ka edhe shumë veta të tjerë, janë bërë jetët e njerëzve si pula. Kështu do e fusin Shqipërinë në Europë këta. Fëmijët janë të lagjes”, tregon dëshmitari tjetër.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128