“Nuk po biem dot dakord me drejtuesin politik të qarkut”, deputeti Fidel Kreka: Demokratët s’kanë emrin në lista, jemi drejt shtyrjes së procesit

Deputeti demokrat Fidel Kreka ka reaguar pas problemeve në procesin e zgjedhjeve për kryetarin e degës së PD në Korçë, i cili është ndërprerë dy herë ditën e sotme.
Ai tha se nuk pop bien dakord me drejtuesin politik të qarkut, Ivi Kaso për listat e votuesve. Ndërkohë shpreh se të demokratët që nuk e kanë emrin ën lista, duhet të votojnë sepse janë anëtarë të partisë që njihen shumë mirë edhe nga komisionerët.
Në përfundim ai tha se janë drejt shtyrjes së procesit.
“Nuk po biem dot dakord me drejtuesin e qarkut dhe ish kryetarin të Partisë Demokratike në Korçë për arsyen e listave. Sepse shumë demokratë nuk e kanë emrin në listë.
Kryetarë seksionesh, kryetarë grupseksionesh, këta njerëz duhet të votojnë, këta thonë duhet të kesh kartë, e ka humbur kartën ai. Edhe Kjo është situata. Janë pjesë të partisë edhe komisioni i njeh shumë mirë. Kjo është situata. S’kemi rënë dakord akoma. Mund të shtyhet si proces, drejt asaj rruge jemi”, u shpreh deputeti i PD-së në qarkun e Korçës, Fidel Kreka.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128