Paul Pogba kthehet në fushë, por kritikat nuk e kursejnë: Nuk mund të luajë më në Ligue 1

Paul Pogba u kthye të luajë një ndeshje zyrtare. Ajo mes Monaco dhe Metz ishte sfida që shënoi kthimin e mesfushorit që nga minuta e parë në fushën e loës me skuadrën e Principatës që arriti të fitojë me rezultatin 2-1.
Megjithatë kjo nuk mjaftoi që Pogba të evitojë kritikat e ashpra. Media franceze në fakt nuk u kursye aspak në këto kritika. ‘I ngadaltë, pak reaktiv, Pogba nuk la gjurmë dhe ishte madje zhgënjyes në kthimin e tij si titullar në fushën e lojës’-shkruante L’Equipe. Akoma më i ashpër ishte portali RMC Sport. ‘Kundër Metz, mesfushori francez nuk ia doli të ndikojë në asnjë moment me të vërtete. Ishte në vështirësi në kontraste dhe i ngadaltë në tranzicionet e lojës, me të drejtë u zëvendësua në minutën e 58. Një zëvendësim logjik duke parë paraqitjen e tij ku ishte e qartë mungesa e gjendjes optimale fizike që po ndikon si në formën e tij ashtu edhe në aftësinë e tij për të ndikuar në lojë-shkruante RMC Sport
Maxime Chanot, ish mbrojtës, tani në rolin e opinionistit nuk iu erdhi rrotull fjalëve për të përshkruar paraqitjen e Pogba. ‘M’u duk vërtet mediokër, nuk ia del dot më-tha Chanot-mendoj se sot për sot Pogba nuk është më në gjendje që të luajë në Ligue 1’.
Herën e fundit që Paul Pogba ka luajtur si titullar ka qenë në 14 maj të 2023 në ndeshjen mes Juventusit dhe Cremoneses. Në atë kohë ndeshja e tij zgjati 24 minuta përpara se të dorëzohej ndaj një problemi muskular dhe më pas erdhi skualifikimi i gjatë për doping. Këtë sezon u kthye te Monaco, por deri në mbrëmjen e së shtunës, paraqitjet e tij në fushën e lojës kanë qenë të rralla; në total është aktivizuar për 57 minuta lojë në 5 ndeshje, shumë pak për të rigjetur formën dhe gjendjen më optimale për një kampionat shumë atletik si Ligue 1.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128