Afat për 53 parti në Kosovë për pjesëmarrjen në zgjedhje, KQZ: Njoftoni deri më 7 maj

Të gjitha partitë politike që aktualisht janë të regjistruara në Kosovë, janë të detyruara që ta njoftojnë KQZ për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar, se njoftimi i pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes në zgjedhje është për 53 partitë politike që aktualisht janë të regjistruara dhe aktive në Kosovë.
“Të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë, janë të obliguara që në një afat prej 7 ditësh, pra nga 1 maji deri më 7 maj, të njoftojnë KQZ-në, për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ky obligim vlen vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike në Kosovë, pra jo edhe për subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje si nisma qytetare apo kandidatë të pavarur”, njoftoi Elezi.
Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të shkurtit të vitit 2025, morën pjesë 28 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Ndërkaq, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në fund të dhjetorit, garuan 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128