Plas në PD e Korçës/ Ivi Kaso takim urgjent pas pezullimit të procesit, deputeti: Zgjedhjet për kryetar mund të shtyhen

3 Maj 2026, 11:03 / POLITIKË ALFA PRESS
Plas në PD e Korçës/ Ivi Kaso takim urgjent pas pezullimit

Pas pezullimit të procesit të votimit për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Korçë, drejtuesi politik i Qarkut, Ivi Kaso, ka zhvilluar një takim urgjent në selinë lokale me kandidatët Harito Zoto dhe Irvin Bode, si edhe me kryetarin aktual Dhimitraq Çyfeku.

Në fokus të diskutimeve është gjetja e një zgjidhjeje për situatën e krijuar, pasi një numër i konsiderueshëm anëtarësh nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listat zgjedhore, duke sjellë kështu bllokimin e procesit.

Në takim merr pjesë edhe deputeti Fidel Kreka, ndërsa pritet që në vijim të ketë një deklaratë zyrtare për mediat nga drejtuesi politik, ku do të bëhet e qartë edhe rruga që do të ndiqet për zhbllokimin e situatës.

“Është një situatë që nuk po biem dakord me drejtuesin e qarkut dhe ish kreun e PD. Shumë demokratë nuk e kanë emrin në listë. Këta thonë që duhet të kenë kartë. Ata nuk e kanë. Ata janë anëtarë dhe i njohin shumë mirë. Mund të shtyhet si proces”, tha deputeti i PD Fidel Kreka.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide