Plagosje me armë në Prizren pas konfliktit mes dy personave

3 Maj 2026, 09:46 / KOSOVA ALFA PRESS

Plagosje me armë në Prizren pas konfliktit mes dy personave

Dy persona janë përfshirë të shtunën në një përleshje në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor pas incidentit. Gjatë përleshjes, njëri nga ta dyshohet se ka qëlluar me armë tjetrin, duke i shkaktuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

VRASJE NË TENTATIVË /LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Gjonaj, Prizren / 02.05.2026 – 20:25. Dy të dyshuar m/k janë dërguar për trajtim mjekësor për shkak se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve e ka plagosur me armë të dyshuarin tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti në hetime.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide