“Berisha po minon demokracinë”- U përjashtua nga gara për kryetare, Alesia Balliu: Po mban peng partinë! E vlerësoj Salianjin, bëri burg për PD

3 Maj 2026, 10:56 / POLITIKË ALFA PRESS

“Berisha po minon demokracinë”- U përjashtua nga gara

Alesia Balliu, e cila donte të sfidonte Sali Berishën për kryetar partie, foli për përjashtimin e saj nga gara.

Në një intervistë për News24, ajo theksoi se u përjashtua me një telefonatë edhe pse shtoi se përjashtimin e konsideron nul.

Më tej nënvizoi se kreu i PD Sali Berisha po mban peng partinë për interesin e tij personal, duke e konsideruar atë si “tradhtarin më të madhe të kombit shqiptar”.

“Kam një vit që i kam dalë kundër lidershipit aktual Sali Berishës sepse nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet. Duke parë edhe se çfarë ndodhi në Primare, ku më të votuarit u lanë jashtë. Sot Sali Berisha është tradhtar më i madh i kombit shqiptar, ai po minon demokracinë duke mos lejuar garën. Po e mban peng PD duke u bërë bashkëpunëtor kryesor i Ramës. Ai nuk po lejon që kjo parti të reformatohet, të jeto pro me ndërkombëtare dhe pro drejtësisë, vetëm për hallin e vet personal. Ai për hallin e vet personal po mban peng partinë. Si mund ta mundë kundërshtarin kur nuk respekton rregullat ‘ e shtëpisë së tij’. Përjashtimi im erdhi nga një telefonatë në orën 01:00 , nga një telefonatë nga Flamur Noka. Përjashtimi është bërë pa asnjë bazë. Por sepse holla kandidaturën dhe donin të më skualifikonin pa arsye. Për mua sot që flasim Berisha është ish-kryetar i PD. Figurën e Ervin Salianjit e vlerësoj, ai ka bërë burg për PD. Berisha mashtron kur thotë se Salianji bashkëpunon me Ramën. Berisha ka fobi për fituesit, ai do dështakët dhe jo demokratët e vërtetë si unë apo Salianji”, tha ajo.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide