OPEC+ drejt rritjes së prodhimit të naftës, por konflikti SHBA–Iran mban tregjet nën presion

OPEC+, që bën bashkë disa nga vendet prodhuese të naftës pritet yë miratojë një rritje modeste të prodhimit të naftës, por që sipas ekspertëve pa ndikim të madh për sa kohë lufta SHBA–Iran vijon të pengojë furnizimet nga Gjiri persik.
Shtatë vende të OPEC+ kanë rënë dakord të rrisin objektivat e prodhimit me rreth 188 mijë fuçi në ditë për muajin qershor, rritja e tretë mujore radhazi, sipas burimeve dhe një draft-deklarate të organizatës.
Ky hap synon të tregojë se grupi është i gatshëm të rrisë furnizimet sapo të përfundojë lufta. Gjithashtu, vendet po vijojnë planet për rritjen e prodhimit pavarësisht largimit të Emirateve të Bashkuara Arabe nga grupi këtë javë.
Shtatë anëtarët që marrin pjesë në vendimmarrjen e së dielës janë Arabia Saudite, Iraku, Kuvajti, Algjeria, Kazakistani, Rusia dhe Omani.
Me largimin e Emirateve, OPEC+ përfshin 21 anëtarë, përfshirë Iranin, por vitet e fundit vetëm këto shtatë vende dhe Emiratet kanë marrë pjesë në vendimet mujore për prodhimin.
Lufta me Iranin, që nisi më 28 shkurt, dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit kanë kufizuar eksportet nga Arabia Saudite, Iraku, Kuvajti dhe Emiratet.
Para konfliktit, këta prodhues ishin të vetmit në grup që mund të rrisnin prodhimin.
Rritja e prodhimit do të mbetet simbolike derisa të rihapet qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit, dhe edhe pas kësaj mund të duhen javë apo muaj që flukset të normalizohen, sipas drejtuesve të industrisë dhe tregtarëve globalë të naftës.
Ndërprerjet kanë çuar çmimet e naftës në nivelin më të lartë në katër vite, mbi 125 dollarë për fuçi, ndërsa analistët paralajmërojnë mungesa të karburantit për avionë brenda 1-2 muajve dhe rritje të inflacionit global.
Prodhimi total i naftës nga anëtarët e OPEC+ arriti mesatarisht në 35.06 milionë fuçi në ditë në mars, me një rënie prej 7.70 milionë fuçi krahasuar me shkurtin, sipas raportit të fundit të OPEC, ku Iraku dhe Arabia Saudite kanë bërë uljet më të mëdha për shkak të kufizimeve në eksport.
Shtatë vendet e OPEC+ do të mblidhen sërish më 7 qershor, sipas deklaratës.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128