Video/ Vjehrra ekzekuton me dy plumba nusen në Turqi, dyshonte se tradhtonte djalin që ishte në burg!

3 Maj 2026, 14:17 / BOTA ALFA PRESS

Video/ Vjehrra ekzekuton me dy plumba nusen në Turqi, dyshonte se

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stamboll, ku 25-vjeçarja Bursin Sahin është vrarë nga vjehrra e saj, 58-vjeçarja, Menekshe K..

Sipas mediave turke, ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, kur 58-vjeçarja e ka qëlluar nusen e saj dy herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Raportohet se pas krimit, autorja ka dalë në ballkonin e banesës dhe ka bërtitur: “Vrava nusen, pastrova nderin tim”, ndërsa priste mbërritjen e policisë duke pirë cigare.

Motivi i krimit lidhet me dyshimet e 58-vjeçares se nusja po tradhtonte djalin e saj, i cili ndodhet në burg prej gjashtë vitesh.

Gjatë dëshmisë, ajo ka deklaruar se pati një debat me viktimën, duke e akuzuar për tradhti, dhe pasi kjo e fundit nuk reagoi, mori armën dhe e qëlloi.

Mediat raportojnë gjithashtu se autorja kishte zbuluar mesazhe që, sipas saj, përforconin dyshimet për tradhti nga ana e nuses, me të cilën djali i saj kishte dy fëmijë.

Pas arrestimit, është mësuar se 58-vjeçarja kishte vuajtur më parë një dënim prej 6 vitesh e 8 muajsh burg për trafik narkotikësh./Marrë nga Sabah

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide