Ngjarja me 2 fëmijë të vdekur që tronditi Durrësin/ Pamjet e rënda, britma dhe të qara nga njerëzit

3 Maj 2026, 18:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarja me 2 fëmijë të vdekur që tronditi Durrësin/

Ky është momenti kur makina me drejtues, Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy fëmijë të mitur në Durrës, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pamjet e aksidentit fatal për tre të miturit janë kapur nga kamerat e bizneseve të zonës, ndërsa në sfond dëgjohen edhe zërat e qytetarëve të një lokali në vendin e ngjarjes që ulërasin dhe qajnë nga përplasja fatale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një prej rrugëve të lagjes midis Spitallës dhe Durrësit të Ri. Fëmijët ishin duke luajtur futboll në një rrugicë të lagjes, kur në një moment automjeti luksoz, ka ardhur me shpejtësi duke i përplasur. Dyshimet paraprake janë se mjeti ka qenë me shpejtësi mbi 120 km në orë, ndërsa drejtuesi i tij ka dyshime që ishte nën efektin e alkoolit.

Përplasja e makinës me të miturit ka qenë fatale, ku dy prej tyre, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa fëmija i tretë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dy prej fëmijëve ishin kushërinj mes tyre, ndërsa i mituri tjetër, ishte bashkëmoshatar dhe fqinj që po luante me ta.

 Në vendin e ngjarjes shkuan efektivë policie dhe hetues, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Deri më tani mësohet se shoferi i aksidentit tragjik ka qenë shtetasi Nikoll Radaçi, i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, por më pas është ndaluar nga policia.



Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide