Ferguson dërgohet me urgjencë në spital, ishte në ‘Old Trafford’ për të ndjekur Manchester United-Liverpool

3 Maj 2026, 20:03 / SPORT ALFA PRESS

Ferguson dërgohet me urgjencë në spital, ishte në ‘Old

Sir Aleks Ferguson është dërguar sot me urgjencë në spital, duke qenë se nuk ndihej mirë para ndeshjes mes Manchester United dhe Liverpool.

84-vjeçari ndodhej në “Old Trafford” për ndeshjen mes rivalëve të Premier Ligë, teksa rezultoi se ishte e nevojshme që t’i bëheshin disa kontrolle mjekësore.

Ferguson shkoi me ambulancë drejt spitalit, ndërsa u raportua se zyrtarët e United ishin optimistë që mund të kthehej në shtëpinë e tij.

Ish-trajneri legjendar humbi kështu sfidën e Manchester United ku u sigurua rikthimi në Ligën e Kampioneve.

Ekipi i Kerrik mori fitore të madhe ndaj Liverpulit. “Djajtë e kuq” triumfuan 3-2 në shtëpi, duke konfirmuar se janë pikërisht ata ekipi më në formë pas Manchester Cityt dhe Arsenalit në Premier League.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova
Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide