Anija largohet pa leje nga porti i Durrësit, nisin hetimet!

24 Mars 2026, 13:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Anija largohet pa leje nga porti i Durrësit, nisin hetimet!

Një incident jo i zakontë është regjistruar në portin e Durrësit dhe policia kufitare ka nisur procedim penal ndaj kapitenit të një anijeje tregtare, i dyshuar për shkelje të rregullave detare dhe kufitare.

Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasit turk A. K., 39 vjeç, me detyrë kapiten anijeje.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se është larguar nga porti i Durrësit pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat e detyrueshme ligjore për nisjen.

Tch shkruan se Kapiteneria e Portit Detar Durrës bëjnë me dije se bëhet fjalë për anijen “Stefany”, me flamur të Panamasë, prodhuar në vitin 1995, e cila rezulton të ketë pasur mospërputhje në sasinë e ngarkesës.

Konkretisht, anija ka shkarkuar 3300 ton superfosfat rifuxho në Porto Romano, por gjatë verifikimeve është konstatuar një mungesë prej rreth 70 tonësh.

Anija nuk ka respektuar procedurën dhe është larguar nga ujërat shqiptare pa përfunduar procedurat rutinë të daljes, duke ngritur dyshime për shkelje të tjera të mundshme.

Po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.

 

Po ndodh...