Flamur Noka e përjashtoi, reagon ashpër Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Arlind Boshku ka reaguar pas përjashtimit nga posti i këshilltarit bashkiak të Partisë Demokratike në Durrës, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pajustifikuar.
Në një postim nç facebook, ai shkruan se vendimin për largimin e tij dhe të Dritan Burgias e kanë mësuar përmes mediave, ndërsa e konsideron atë “absurd”.
“Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike. Kemi qenë në çdo betejë, pa kërkuar asgjë në këmbim. Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së. Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin,” shkruan Boshku.
Ai thekson se prej muajsh kishte kërkuar reflektim brenda partisë për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e meritokracisë, duke shtuar se drejtuesit kanë mungesë transparence dhe përgjegjshmërie.
Sipas tij, pretendimet se ai dhe Burgia nuk janë më pjesë e PD-së janë “qesharake”, ndërsa nënvizon se kanë qenë gjithmonë aktivë në terren dhe në fushata.
Ndërkohë, bashkë me Boshkun është përjashtuar edhe Dritan Burgia, të dy të njohur si mbështetës të Ervin Salianjit. Vendimi për largimin e tyre është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Noka u shpreh se dy këshilltarët kanë shkelur statutin e partisë dhe janë përjashtuar për shkak të qëndrimeve dhe veprimeve të tyre politike.
Postimi i plotë i Arlind Boshkut:
Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike.
Kemi qenë aty në çdo betejë: anëtarë komisionesh, pjesë e çdo fushate, drejtues seksionesh e grupseksionesh, nën kryetar dege dhe sot sekretar dege.
Gjithmonë me një parim: pa kërkuar asgjë në këmbim dhe luftë me shpenzimet tona.
Por e vërteta duhet thënë.
Ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren.
Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së.
Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin.
E vërteta është tjetër.
Prej muajsh kemi kërkuar reflektim për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e rregullave të qarta për meritokracinë dhe promovimin brenda partisë.
Kemi kërkuar diçka elementare: që anëtarët të vendosin për lidershipin, jo lidershipi të përzgjedhë anëtarët sipas interesit për të mbajtur peng partinë.
Shpifjet se ne nuk jemi më me PD janë qesharake.
Ne kemi qenë dhe jemi në terren, në fushatë, dhe në çdo përballje politike.
Ajo që nuk pranojmë është heshtja përballë dështimit dhe abuzimit.
Për më tepër, është e papranueshme që para edhe pas zgjedhjeve të kërkohen “kontribute” financiare pa asnjë transparencë apo dokumentacion sic Nul Moka kërkon.
Partia nuk mund të trajtohet si biznes privat dhe as si mjet për luksin e disa individëve. Ne nuk do paguajme dhe veshjet miliona lek apo luksin e shfrenuar te drejtuesve te opozites qe duhet te kishin kulmin e modestise per shkak te varferise qe kane demokratet te cilet per shkak te gabimeve te ketyre kane 13 vjet ne Opozite!
Partia Demokratike është e demokratëve, jo e një grupi që kërkon ta mbajë të uzurpuar.
Investim tim në PD nuk e heq dot askush as ti o Nul Lepurush.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128