Çfarë e shtyu 80-vjeçarin të vriste gruan dhe veten? Policia ndërhyri pas sherrit vetëm 4 ditë më parë, 10 vite më parë autori tentoi të…

24 Mars 2026, 17:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çfarë e shtyu 80-vjeçarin të vriste gruan dhe veten?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin Kuman, në Roskovec. Një i moshuar, i identifikuar si Shefit Rrapaj, 80 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, Shefit Rrapaj, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Më pas, ai ka vrarë edhe veten.

Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 9 fëmijëve, 3 vajza dhe 6 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion. Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Burime nga zona bëjnë me dije se në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti të rëndë.

Po ndodh...