Përjashtimet në PD, Salianji: Deformim i sjelljes politike! Partia nuk është pronë private

24 Mars 2026, 18:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Përjashtimet në PD, Salianji: Deformim i sjelljes politike! Partia nuk

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Partisë Demokratike për përjashtimin e dy këshilltarëve demokratë në Durrës nga struktura drejtuese.

Salianji e cilësoi këtë si një “deformim të madh të sjelljes politike” dhe një pasojë të humbjeve të njëpasnjëshme të opozitës.

Sipas tij, në vend të kthimit tek votuesit dhe bazat e partisë, lidershipi po përjashton demokratët.

“Humbësat përjashtojnë fituesit. Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët. E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën! Frika nga gara nuk është lidership! Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!”,- shprehet Salianji.

Po ndodh...