Denoncimet publike të AKSHI-t, Endri Meksi paraqitet në SPAK

11 Maj 2026, 10:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Denoncimet publike të AKSHI-t,  Endri Meksi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur sot në SPAK. Siç shihet nga pamjet, Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.

Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici. Nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar Meksi në SPAK.

Meksi ka denoncuar me emra në televizionin MCN, biznesmenë dhe zyrtarë të përfshirë në skandalin e AKSH-it.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide