Titulli kampion i Barcelonës, vjen reagimi i Luis Enriques dhe Lionel Messit

11 Maj 2026, 11:30 / SPORT ALFA PRESS

Titulli kampion i Barcelonës, vjen reagimi i Luis Enriques dhe Lionel

Mbrëmja e 10 majit nuk do të harrohet nga Barcelona, që arriti të fitojë titullin e 29 në historinë e saj pikërisht në El Clasicon ndaj rivalëve historikë të Realit të Madridit.

Ndër të parët që reaguan pas këtij suksesi ishte pikërisht Lionel Messi me argjentinasin që gjithnjë e ka ndjekur skuadrën katalanase edhe pse nuk është më pjesë e saj. Messi reagoi menjëherë teksa vetëm pak minuta pas përfunimit të sfidës, ai postoi në Instagram Story foton e Barcelonës kampione të shoqëruar me mbishkrimin. ‘Kampionë. Rroftë Barça!’.

Titulli kampion i Barcelonës, vjen reagimi i Luis Enriques dhe Lionel

Por sulmuesi argjentinas i Inter Miamit, nuk ishte i vetmi që iu gëzua suksesit të katalanasve. Luis Enrique, trajneri i Paris Saint Germainit nuk e fshehu entuziazmin e tij për triumfin e katalanasve. Teksa ishte i impenjuar në ndeshjen me Brest që parizienët e fituan 1-0, trajneri asturian në një moment u interesua për rezultatin e El Clasico dhe në momentin që përgjigjja ishte ‘2-0 me Luis Enrique që nuk fshehu entuziazmin e tij, një moment ky video e të cilit nuk mbeti pa u vënë re dhe u bë viral në rrjetet sociale.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide