
Durrës: Përfshihet nga flakët një automjet pranë stacionit të trenit

23 Prill 2025, 21:24 / AKTUALITET
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit, pranë stacionit të trenit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Mësohet se ka pasur dëmet materiale të konsiderueshme, pasi makina është shkatërruar tërësisht nga zjarri.
Dy automjete të shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke arritur të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e zjarrit në automjetet e tjera të parkuara në afërsi.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe për të përcaktuar nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128