E rëndë në Korçë, foshnja 2-muajshe rrezikon jetën! Dyshohet se nëna nuk e ushqeu me gji

13 Mars 2026, 15:14 / AKTUALITET ALFA PRESS
E rëndë në Korçë, foshnja 2-muajshe rrezikon

Një foshnjë rreth 2-muajshe është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës.

Sipas burimeve nga policia dhe spitali, foshnja ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dyshohet se shkaku mund të jetë kequshqyerja. Mësohet se foshnja ka lindur para kohe rreth dy muaj më parë dhe fillimisht është trajtuar në spitalin e Korçës, ndërsa më pas në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se foshnja është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, por pas kthimit në banesë ka shfaqur probleme serioze.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nëna nuk është kujdesur për ushqyerjen e foshnjës me gji, dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i gjendjes së rënduar.

Gjithashtu raportohet se nëna dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, priten detaje të tjera nga hetimet për të përcaktuar nëse ajo ka shfaqur shenja të përkeqësimit të gjendjes mendore pas lindjes së fëmijës.

Ndërkohë, policia ndodhet në ambientet e pediatrisë së spitalit, ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje për të shpëtuar foshnjën 2-muajshe.

Po ndodh...