EMRAT/ Nuk u pëlqeu ngjyra e makinës dhe ikën pa paguar, zbardhen detajet nga ngjarja në Korçë: Bënë pronarin e servisit për spital!

28 Mars 2026, 12:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Nuk u pëlqeu ngjyra e makinës dhe ikën pa paguar, zbardhen

Janë identifikuar personat që kanë mbetur të plagosur nga sherri i ndodhur mëngjesin e sotëm në servisin e makinave në Korçë.

Burime për mediat bëjnë me dije se të plagosurit janë identifikuar si: Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno. I plagsour ka mbetur gjithashtu dhe pronari i servisit, Renaldo Xhixho, i cili thuhet se është goditur me gërshërë.

Paraprakisht mësohet se personat e lartpërmendur kanë pësuar dëmtime, njëri në shpatull dhe krah, tjetri me plagë në fytyrë dhe një tjetër thuhet se ka marrë dëmtime të vehta.

Paraprakisht raportohet se sherri i dhunshëm ka ndodhur pasi tre personat që u konfliktuan me pronarin e servisit çuan te ai një mjet për t’i ndryshuar ngjyrën. Ndërkohë që mëngjesin e sotëm kanë shkuar pranë servisit me pretendimin se nuk u ka pëlqyer rezultati i punës, e për rrjedhojë janë përleshur fizikisht.

Po ashtu mësohet se ata nuk kanë bërë as pagesën për shërbimin, çka është bërë arsyeja që ka agravuar debatin deri në dhunë fizike, madje deri në përdorimin e mjeteve të mprehta.

4 të plagosurit janë dërguar drejt spitalit rajonal të Korçës, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje duke vijuar punën përt zbardhjen e plotë të rastit.

Po ndodh...

ide