Gazetarja bën deklaratën tronditëse: Kohët e fundit është tentuar ekzekutimi i një emri të njohur të botës së krimit brenda burgut të sigurisë së lartë

14 Maj 2026, 15:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gazetarja bën deklaratën tronditëse: Kohët e fundit

Durim Bami u transferua ditën e djeshme nga burgu i Fushë-Krujës, në Perin, për arsye sigurie, dhe kjo ka risjellë edhe njëherë në vëmendje sigurinë në burgje.

Në emisionin "Shqipëria Live", në Top Channel, ka qenë gazetarja Aida Topalli ajo e cila ka zbuluar një detaj tronditës. Në një burg të sigurisë së lartë, së fundi, është tentuar të ekzekutohet një emër i njohur i botës së krimit. Gazetarja nuk ka përmendur emër specifik, por ka deklaruar se vrasja ishte parashikuar të kryej nga dy të burgosur të tjerë, por fatmirësisht u arrit të parandalohej.

“Kohët e fundit ka pasur një tentativë vrasjeje brenda një burgu të sigurisë së lartë. Nuk po jap më shumë informacion. Ka pasur një insistim për t’u bërë nga vetë të dënuar. Ka pasur një insistim nga dy të burgosur për të ekzekutuar një personazh jo pak të njohur të botës së krimit. Patjetër që janë marrë të gjitha masat dhe është parandaluar deri në momentin që flasim si ngjarje. Kjo nuk do të thotë që nuk ka tentativa. Ndodhi njëherë në burgun e Peqinit, mund të ndodhi edhe në një burg tjetër”, u shpreh gazetarja.

 

Po ndodh...

ide