Dhunimi i avokatit Kujtim Cakran/ Zbardhet dëshmia: Njëri më goditi pas koke me mjet prerës, ishin dy djem të rinj…

8 Shkurt 2026, 15:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakran/ Zbardhet dëshmia: Njëri më

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Në dëshminë e tij, avokati Cakrani, tha se dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant në hyrje të Vlorës.

Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës.

Si pasojë, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë në pjesën e pasme të kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion.

“Ishin dy çuna me një makinë dhe pasi më provokuan më dhunuan fizikisht. Unë nuk i njoh ata. Më goditën pas kokë. Unë nuk i pashë. Me njërin po bisedoja dhe tjetri më goditi. Erdhën aty provokuan dhe më pas nisën me fjalë fyese. Ka qenë me mjet prerës pas koke sepse unë isha ulur në makinë në vend të parë. Njëri nga dritarja po më ofendonte. Nisën , jo pse ke parkuar keq makinën, ke zënë gjysmën e karburantit. Ishte një formë e keqe e komunikimit. Nuk di të them më shumë. Unë nuk i njoh”, ka treguar ai.

Burime spitalore bëjnë me dije se avokati ka dëmtime serioze në kokë,  dhe aktualisht nuk arrin të qëndrojë në këmbë.

Ndërkohë, në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë, si edhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e avokatit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ndodh...

ide