“Ishte thikë që qëronim mollë”, gjyshja e autorit të plagosjes në Maliq tregon konfliktin mes adoleshentëve: Shyqyr që është djali mirë, familjarët e tij nuk donin ta vizitonim në spital

16 Maj 2025, 17:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Ishte thikë që qëronim mollë”, gjyshja e

Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç u konfliktuan në Maliq, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në fshatin Sheqeras ku një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar A.Prrenjasi, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Të miturit janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri-tjetrit. Sipas informacioneve, 14-vjeçari E.Plaka e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras.

Gazetarja e News24, pasi ka biseduar me nënën e autorit të plagosjes, mori edhe një reagim të gjyshes së autorit, e cila u shpreh se familjarët e djalit të plagosur nuk donin që të shkonin në spital. Gjyshja Arefije Kora pohoi se thikën nipi duhet ta ketë marrë në shtëpi, pasi ishte nga ato që qëronim mollë.

“Unë isha në shtëpi, vjen djali që nga shkolla, nuk e di a vajti në shtëpi a nuk vajti se unë djalin e kam të ndarë. Më tha: Nëna u zura me atë djalin që më tallte shumë. Nuk pandeha që ishte bërë kaq e madhe. Më tha unë kisha atë thikën, ai më shtriu në tokë, unë nuk do e godisja, por nuk e di si e zuri thika. Unë nuk e mora për atë thikën.

Ai më shtriu i pari në tokë, unë lëviza dhe atë e zuri thika. Nga këtu shkova tek i ati i tij, më doli gjyshja e tij, i tregova. Ajo po thërriste, ka të drejtë, nuk i zemërohem dot. Më tha djalin e plagosur e çuam në Korçë, o bëhet, o nuk bëhet. Marrim taksinë për të shkuar në Korçë, rrugës marrim gjyshin e djalit dhe e pyesim si është, se jemi nisur.

Ne djalin e kemi në Korçë na tha po mos hajdeni se po erdhët do bëhet e madhja, do vritemi, nuk ju lë të gjallë. U kthyem, gjetëm policinë, i pyetëm, na thanë po kërkojmë thikën.

E tallnin shumë djalin, më shumë pa shkollë djali se me shkollë. Ca e tallnin andej, ca i thoshim do shkosh në shkollë se s’bën. Më tallnin thoshte po se përse, nuk e di. Ju kam vajtur në shtëpi, nuk e di unë e shkreta. Nuk janë shokë klase. Ne ankoheshim te këta, djalin e tallte dhe vinte në shtëpi duke qarë. Ne familjarët na thonin do i flasim djalit dhe do e zgjidhim. Ju thoja po na mbetet djali pa shkollë, djali është në klasë të shtatë. I thoshim shko te mësuesi, kap edhe drejtorin. Një thikë të vogël kishte, e gjeti policia, nga shtëpia do e ketë marrë. Thikë e shtëpisë ishte, një që qëronim mollë. Unë nuk e dija që ishin zënë, po bëja drekën kur erdhi ai duke qarë.

Unë po i thoja çfarë na bëre, ai u hutua më shumë. Shyqyr që është djali mirë, në radhë të parë për ata, por edhe për ne. Ata e kanë në dorë, mos zien as me nusen, as me djalin, mos i dalin djalit përpara t’i thonë ç’mi bëre djalit. Këtë duam ne. Ne në shkollë nuk jemi ankuar, te prindërit e djalit kemi shkuar. Ky djali e shante gjithmonë, për këtë ankohej” – u shpreh gjyshja e autorit.

 

Po ndodh...