
U mor vendim për hapjen e zarfeve/ KQZ ndërpret numërimin e votave të ardhura nga Greqia

16 Maj 2025, 16:55 / POLITIKË
Pak minuta pasi Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi njoftoi vendimin për hapjen e zarfeve me votat e ardhura nga Greqia, është ndërprerë numërimi.
Mësohet se ende nuk dihen arsyet e ndërprerjes, por numërimi i tyre do të vijojë ditën e nesërme në orën 8:30.
Pak më parë Celibashi mori vendimin për numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.
Ky vendim u mor pas bllokimit të procesit, me kërkesë të PD-së të pranuar nga kryetari i KQZ dhe reagimeve të forta nga mazhoranca se po shkelet ligji dhe Kodi Zgjedhor, sot (16 maj), Celibashi shpalli vendimin duke pranuar kërkesën për vijimin e numërimit.
Ndërkohë ka përfunduar numërimi për të gjitha votat e tjera të ardhura nga diaspora.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128