Kushtetuesja: Skualifikimi i gjyqtarit Gerd Hoxha nga gara për në GJKKO, i ligjshëm

23 Prill 2025, 21:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kushtetuesja: Skualifikimi i gjyqtarit Gerd Hoxha nga gara për në

Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të ligjshëm skualifikimin e gjyqtarit Gerd Hoxha nga gara për në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kushtetuesja e konsideron të ligjshëm rezultatin e Komisionit të Posaçëm të përbërë nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO dhe dy hetues, të cilët në 24 korrik të 2024 e skualifikuan kandidatin Hoxha, i cili sot mban funksionin e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Tiranës.

Kujtojmë se shkak për skualifikimin e tij nga gara u bë një fotografi me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, në ambasadën britanike. Gjyqtari Gerd Hoxha e konsideroi si antikushtetues vendimmarrjen e komisionit që është filtri i fundit përpara se kandidatët të shqyrtohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Prokurori Ndini Tavani që u skualifikua për të marrë një vend në SPAK dhe Gjyqtari Gerd Hoxha e ngritën çështjen në Administrative e cila kërkoi interpretim në Kushtetuese të ligjit për organizimin dhe funksionimin e organeve të drejtësisë.

 

Po ndodh...