
Makina del nga rruga dhe përmbyset në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen nënë e bir

9 Maj 2025, 21:49 / AKTUALITET
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Labinot Fushë.
Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjeti, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, nënë e bir, të cilët ndodheshin në mjet në momentin e ngjarjes. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve nga stafi mjekësor, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
Nga Fred Abrahams
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij
Nga Marcel Hila


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128