Makina e shtabit të tij elektoral u përfshi në aksident/ Reagon Ilir Alimehmeti: Nuk ka të lënduar

30 Prill 2025, 17:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makina e shtabit të tij elektoral u përfshi në aksident/ Reagon

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet, ku është përfshirë edhe një automjet që i përkiste shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Alimehmeti konfirmoi përplasjen, duke theksuar se, për fat të mirë, nuk ka pasur lëndime serioze.

Fatmirësisht të gjithë janë mirë. Një pjesëtare e shtabit tim u përfshi në aksident. Uroj të jetë shumë mirë, por jam i qartë se nuk ka dëmtime serioze në njerëz nga përplasja,” u shpreh ai.

Sipas Alimehmetit, shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar nga një automjet i tretë, çka çoi në përplasjen mes dy makinave të tjera, përfshirë edhe atë të fushatës së tij.

Me sa na kanë shpjeguar, një makinë e tretë bëri një manovër të gabuar, shoferët janë trembur dhe për të shmangur atë, janë përplasur dy makinat e tjera, mes tyre dhe ajo e shtabit tim,” deklaroi ai në News24.

Kandidati demokrat e shfrytëzoi rastin për t’u bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në rrugë dhe të udhëtojnë në mënyrë të sigurt.