
Më pak aksidente, më shumë viktima/ Shkeljet më të shumta u kryen nga drejtuesit 35-44 vjeç

Në mars 2025, aksidentet rrugore ranë në 88 nga 104 një vit më parë, por numri i viktimave u rrit në 20.
Shkeljet më të shumta u kryen nga drejtuesit 35-44 vjeç, me Fierin, Vlorën dhe Korçën që shënuan rritje aksidentesh, ndërsa Tirana dhe Durrësi qëndruan më të qeta.
Marsi 2025 solli më pak aksidente rrugore, por fatkeqësisht më shumë jetë të humbura.
Referuar të dhënave të INSTAT numri i aksidenteve ra në 88 nga 104 që ishin regjistruar në marsin e vitit të kaluar, ndërsa numri viktimave u rrit.
Statistikat tregojnë se këtë mars humbën jetën 20 persona prej të cilëve 3 femra dhe 17 meshkuj, nga 15 që u shënuan në mars të 2024.
Ajo cka vihet re eshte rritja e numrit të viktimave meshkuj me 6 më shumë se nje vit me pare, ndërsa ajo e femrave ka shenuar ulje me 1 viktimë më pak.
Faji në shumicën e rasteve bie mbi drejtuesit e automjeteve, ku mosha 35-44 vjeç rezulton më problematikja, duke udhëhequr listën e shkelësve të rregullave të qarkullimit
Sipas ditëve të javës e hëna rezulton dita më e rrezikshme në rrugë, ndërsa e enjtja rezulton me më pak perplasje.
Sipas qyteteve, Fier ka shënuar nje rritje te lehte te numrit të aksidenteve,ndjekur nga Vlora dhe Korça.
Kryeqyteti dhe qyteteti bregdetare i Durrësit duket se kane gjetur qetësi gjatë muajit mars.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128