"Më vjen turp që pyetem për rreckat dhe jo për vrasjen e djalit"/ Lala tregon dëshminë e babait të Ervis Martinajt

21 Maj 2026, 22:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Më vjen turp që pyetem për rreckat dhe jo për vrasjen

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për dëshminë e babait të Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, i cili pretendon se djali i tij është vrarë. 

Lala shpjegoi dëshminë e Martinajt. 

"Mustafa Martinaj dëshmoi në procesin që lidhet me sekuestrimin e pasurive, ndaj tij dhe të të birit, Ervis Martinaj dhe persona të bashkëlidhur.

Prokuroria kishte kërkuar dëshminë e Mustafa Martinaj. Dëshmia lidhej me faktin që u përpoq të bindte gjykatën që pasuria ka burime të ligjshme. Tha ka punuar si zyratar dhe pastaj biznesmen, si kambist dhe pikat e këmbimit valuator. Pretendoi se ka patur mundësi të mëdha financiare për të justifikuar pasurinë.

Nuk la pa prekur zhdukjen e të birit. Tha që nuk jeton më dhe i vjen turp se përse nuk pyetet për zhdukjen dhe vdekjen e djalit, por pyetet për rreckat dhe beton. Ai tha se familja e tij është përsekutuar, sepse pas zhdukjes së të birit ka patur 23 kontrolle nga policia, me idenë se dyshonte që mund të ishte gjallë. E kam pyetur se çfarë informacioni kishte nga autoritetet, tha nuk luaj bixhoz, por tha nuk e jap dot unë këtë përgjigje.

Kam një kritikë për autoritetet, mendoj se nuk kanë bërë mjaftueshëm për zhdukjen e Ervis Martinaj dhe vrasjen e Brilant Martinaj.

Jeton Lami ka shkuar në familjen e Martinaj, sigurisht ai nuk ka treguar të vërtetën, nëse do të fliste që në momentet e para, fati i Martinaj do të zgjidhej. Di që Gledis Nano, nuk e ka takuar Jeton Lamin vetëm në zyrë por edhe në ambientet e paraburgimit. Në këtë kuadër, duke qenë se SPAK e ka subjekt të procedimit penal, duhet ti thërrasë këta persona dhe ti marrë në pyetje. Ta tërheqë dosjen nga Prokuroria e Lezhës. Nuk kanë kapacitet për të hetuar.

Mendohet se janë 5 grupe kriminale që kanë marrë pjesë në zhdukjen e tij.

Xhaxhai pretendon se pak minuta para se të ndërpritet komunikimi, Martinaj ka shkruar mesazh se po kthehej në banesë.. Familja Martinaj ka të drejë të dijë për fatin e të birit dhe vrasjen e Brilant Martinaj. 

Sa i përket fatit të Martinajt, autoritetet nuk kanë thënë asgjë. Për SPAK është i pandehur. Për Prokurorinë e Lezhës, rezulton i zhdukur. Më pas duhet të shpallet i vdekur, që ta kalojë çështjet pasurore", deklaroi Lala. 

Po ndodh...