"Rama do rrëmbejë prona dhe do pastrojë para"/ Porta e Alpeve votohet në parlament, nga PD vetëm 22 kundër!
Natën e kësaj të enjteje anë miratuar në parlament, disa projektligje dhe projektvendime të rëndësishme, siç janë Porta e Alpeve apo Rregullorja e Kuvendit. PD dhe vetë Sali Berisha kishin ndërrmarë një fushatë të fortë propagandistike kundër projekt-ligjit "Porta e Maleve" duke e akuzuar Edi Ramën se nëpërmjet saj do rrëmbente pronat e shqiptarëve dhe do pastronte para nëpërmjet klientëve të tij. Pavarësisht kësaj "lufte" Porta e Maleve u votua me 76 vota, kurse nga demokratët nuk pati vetëm 22 vota kundër!
Në një vendim jo fort të zakonshëm për politikën shqiptare, është edhe konsensusi i arritur mbrëmjen e sotme mes mazhorancës dhe opozitës, për të kaluar me shumicë votash ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.
Kanë qenë 100 pro, 0 abstenim dhe 1 kundër dhe këtu përfshihen edhe kartonat jeshilë të ligjvënësve opozitarë, duke nisur nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe disa të tjerë.
- Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve”” - Miratohet me 76 PRO, 1 ABSTENIM, 22 KUNDËR.
- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” - Miratohet me 76 PRO, 0 ABSTENIM, 21 KUNDËR.
- Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar” - Miratohet me 75 PRO, 1 ABSTENIM, 21 KUNDËR.
- Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, “Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” - Miratohet me 100 PRO, 0 ABSTENIM, 1 KUNDËR.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128