Mësuesit gjetën sot tavolina e karrige të thyera nëpër klasa, reagon shkolla e mesme në Bulqizë: Autorët janë një grup minorenësh

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Asllan Keta” ku mëngjesin e sotëm mësuesit gjetën tavolina dhe karrige të thyera e salla të mbushura e letra, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Në reagimin e bërë në faqen e tyre zyrtare të Facebook-ut, shkolla përgënjeshtron lajmet e raportuara ku thuhet se autorë të ngjarjes janë nxënës të shkollës, duke theksuar se pamjet filmike tregojnë se kanë “gisht” në këtë ngjarje 4 të mitur.
“Pas verifikimeve dhe hetimit të kryer nga strukturat përgjegjëse të shkollës dhe policise, rezulton se bëhet fjalë për një grup të caktuar nxënësish minoren dhe jo maturantët e shkollës, siç është paraqitur në publikim” raporton shkolla “Asllan Keta”.
Reagimi i plotë i shkollës:
Në lidhje me lajmin e publikuar nga Jeta Është Qef për maturantët e Shkolla e Bashkuar “Asllan Keta”, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se informacioni i shpërndarë nuk pasqyron plotësisht të vërtetën e ngjarjes.
Pas verifikimeve dhe hetimit të kryer nga strukturat përgjegjëse të shkollës dhe Policisë, rezulton se bëhet fjalë për një grup të caktuar nxënësish minoren dhe jo maturantët e shkollës, siç është paraqitur në publikim. Për rastin janë ndjekur dhe zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe disiplinore në përputhje me rregulloren e institucionit.
Shkolla jonë dënon çdo veprim që cenon ambientet dhe vlerat e institucionit arsimor, por njëkohësisht kërkon që informacionet të trajtohen me korrektësi dhe pa përgjithësuar punën, sjelljen dhe përkushtimin e të gjithë maturantëve, të cilët gjatë viteve kanë përfaqësuar denjësisht shkollën në aktivitete mësimore, kulturore dhe sociale.
Ftojmë mediat dhe publikun të tregojnë kujdes në shpërndarjen e lajmeve të pakonfirmuara, duke respektuar figurën e nxënësve dhe mësuesve ne institucionit arsimor.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
