Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Korçë-Ersekë, shpëtojnë pa lëndime pasagjerët

31 Maj 2026, 13:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfshihet nga flakët automjeti në aksin

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të Qafës së Qarrit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një mjet tip “Benz”, i cili është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Fatmirësisht, personat që udhëtonin në automjet kanë arritur të dalin në kohë, pa pësuar lëndime. Në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të incidentit.

Po ndodh...

ide