Robert Aliaj shpërthen ndaj ministrave: S’keni këllqe e b*le, dilni e flisni

Artisti Robert Aliaj iu bashkua protestës para Kryeministrisë, ku kritikoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Ai krahasoi situatën me protestën e studentëve të vitit 2018, duke thënë se historia po përsëritet dhe u bëri thirrje institucioneve publike e private, si edhe përfaqësuesve të shtetit, të reagojnë.
Aliaj akuzoi Ramën për arrogancë, mungesë dialogu dhe bullizim të qytetarëve, ndërsa u kërkoi ministrave të dalin publikisht dhe të mbajnë përgjegjësi.
“Në 2018 kemi qenë në protestën e studentëve dhe i kemi mbështetur me zemër. Sia dolëm me studentët se na i shkatërruan të gjitha interesat. Historia po përsëritet. Nuk duhet të përsëritet historia. Ky maskarai këtu ta marrë vesh.
Dua t’i bëj thirrje institucioneve publike dhe private, që kanë përgjegjësi, të vinë këtu të shprehen. Një qeveri që nuk mbështet interesat tuaja, është armiku juaj. Nuk mund të krijojmë arrogancën, sikur ky vend i përket një padroni. Nuk mund të lejojmë një lider që flet në emër të çdolloj institucion. Këtu nuk ka ministra.
I bëj thirrje dhe përfaqësuesve të shtetit, njërëz të zgjedhur nga ju. Këtyre ministrave që nuk kanë këllqe, b*le, të dalin dhe të flasin. Ky është precedent i keq për PS. Ky lider injoron duke mos të dhënë mundësi që të flasësh. Është detyrim që të flasësh. Mos të dalë e të bullizojë njerëzit. Ai po i bën keq të gjithëve”, tha aktori.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Koherenca qesharake e opozitës!
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128