
Sherri mes dy fiseve çoi në vrasjen e 34-vjeçarit, zbardhen motivet e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Pla të Hasit, ku 34-vjeçari Rushit Sallahu ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Autori i dyshuar i krimit, Ylje Jaku, 41 vjeç, është arrestuar nga policia pak minuta pas ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie.
Mësohet se një ditë më parë, mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku ka pasur një konflikt fizik me shkopinj, ndërsa sot situata ka degjeneruar në përdorimin e armës, me pasoja fatale.
“Rreth orës 16:40, është marrë njoftimi se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, për motive pronësie,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe arma e zjarrit e përdorur në krim.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128