Shpërndanin lëndë narkotike në Elbasan, gjykata lë në burg 10 të arrestuarit

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për grupin e shpërndarësve të lëndëve narkotike të ndaluar në një operacion që Policia e Elbasanit e ndihmuar nga FNSH zhvilloi në fundjavë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit aksioni u zhvillua paralelisht në Përrenjas, Librazhd dhe Elbasan duke vënë në pranga 10 persona ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim.
Në kuadër të këtij operacioni policia sekuestroi në cilësi të provës materiale 8 kg kanabis sativa, 100 gr kokainë dhe shuma parash të dyshuara të vëna nga aktiviteti i paligjshëm.
Hetimet nisën 10 muaj më parë me agjentë të infiltruar dhe dokumentuar me pamje filmike ndërsa kontrollet e policisë përfshinë dhjetëra banesa.
Aksioni erdhi në kuadër të operacioneve të mëhershme të koduara “Rrjeti” dhe “Tempulli”.
Operacioni vijon ende për ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128