Qytetari kërkesë ‘të çuditshme’ KQZ-së: Më tregoni procedurën si të ndërroj sistemin politik!
5 Maj 2026, 19:12 / POLITIKË

Një qytetar me emrin Andon Qako i ka bërë një kërkesë në dukje të çuditshme Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Qako ka kërkuar nga KQZ informacion për procedurën e mbledhjes së firmave për ndryshimet kushtetuese, pasi thotë që do t’i propozojë qytetarëve shqiptarë një sistem politik “të avancuar”.
Kërkesa është e thjeshtë dhe thotë:
“Kërkoj informacion në lidhje me procedurën që duhet ndjekur për mbledhjen e firmave për ndryshime kushtetuese, pasi kërkoj t’i propozoj shoqërisë shqiptare një sistem politik të avancuar dhe do të jenë ata që do të vendosin nëse do ta pranojnë apo refuzojnë në referendum. Nëse do të ishte mënyra e mbledhjes së firmave online do të ishte një zgjidhje më ideale.”
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Nga Edison Ypi
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
Nga Andrea Danglli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128