Tirana “në lupën” e Rrugores/ Arrestime, gjoba dhe makina të bllokuara në 72 orë

30 Prill 2025, 15:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tirana “në lupën” e Rrugores/  Arrestime, gjoba dhe makina

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qytetit, duke ndërmarrë një fushatë të gjerë për rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e drejtuesve të automjeteve.

Gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar 10 shtetas, përfshirë katër për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy të tjerë që tentuan të korruptonin efektivët e policisë për të shmangur ndëshkimin.

Ndërkohë, janë vendosur mbi 5000 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit dhe janë bllokuar 8 automjete.

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Fokusi i kontrolleve: evidentimi dhe ndëshkimi i shtetasve që drejtojnë automjetet, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, dhe lirimi i hapësirave të zëna nga automjetet e parkuara/të ndaluara në mënyrë të parregullt.

Gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar/proceduar 10 shtetas, 2 prej të cilëve tentuan të korruptonin punonjësin e Policisë, për të shmangur ndëshkimin për shkeljet e kryera.

Si rezultat i përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, janë vendosur 5083 masa administrative për shkelje të ndryshme rrugore.

Gjithashtu, janë bllokuar 8 automjete.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të ndërmarra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në akse të ndryshme rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Nga kontrollet e kryera gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, 4 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 2 drejtues mjetesh, për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë spostuar me mjet ngritës, automjete të konstatuara të parkuara në vendin e rezervuar për autobusë/taksi.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos pengojnë lëvizjen e mjeteve të tjera, duke parkuar/ndaluar automjetet, në vende ku nuk lejohet. Njëkohësisht, apelon për të gjithë qytetarët, që për çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, sipas Kodit Rrugor.