Transportoi 1.1 kg kokainë nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet 31-vjeçari nga Kukësi

21 Prill 2025, 16:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Transportoi 1.1 kg kokainë nga Shqipëria drejt Kosovës,

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga është vënë shtetasi Denis Dine, 31 vjeç, banues në Kukës, i cili raportohet se është kapur në qytetin ku banonte. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Denis Dine akuzohet se ka transportuar rreth 1.1 kg kokainë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës me automjetin e tij. Lëndën narkotike ja ka dorëzuar shtetasit A.F, në Prishtinë i cili gjatë ndjekjes nga policia e Kosovës e ka hedhur nga dritarja e automjetit pak para se të arrestohej gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe asaj Kosovare.

 

 

Po ndodh...

ide