Zbardhet plagosja në Durrës, si nisi sherri mes shokëve për faturën e drekës

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës ku një 26-vjeçar u plagos me thikë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali.
Burime nga grupi i hetimit thanë për median se dy të rinjtë, përkatësisht 35 dhe 26 vjeç, kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal.
Ata kanë konsumuar ushqim dhe pije alkoolike dhe pagesën e ka kryer njëri prej tyre. Bëhet fjalë për 20 mijë lekë të vjetra.
Pasi kanë dalë nga lokali, 35-vjeçari Alban Ndrejaj i ka kërkuar gjysmën e lekëve të pagesës Rejnis Kolës.
Ky i fundit ka refuzuar t’i japë lekët dhe këtu ka nisur gjithçka.
Fillimisht janë përfshirë në konflikt fizik dhe më pas 35-vjeçari e ka qëlluar me thikë në kofshë 26-vjeçarin.
Të dy janë dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim. Policia ka bërë shoqërimin e tyre dhe po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
