Greqia goditet nga një tjetër tërmet, panik te banorët! Sa ishte magnituda

Greqia është goditur sot (16 mars) nga një tjetër tërmet, duke shkaktuar panik te banorët.
Lëkundjet e cilësuara prej ekspertëve si mesatarisht të forta, ndodhën në zonën e Chanias.
Tërmeti kishte forcën 3.8 ballë të shkallës Rihter dhe me shtrirje në zonën e Kretës.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti u regjistrua 16 km në jug-juglindje të Sougias, në një thellësi fokale prej 5 km.
Prej 8 marsit, Greqia është goditur nga një valë e pandërprerë lëkundjesh sizmike në të gjithë territorin e saj, ku më i forti ishte ai i Janinës (po 8 mars), 5,3 ballë dhe që shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe gjendje të jashtëzakonshme. Të fundit u regjistruan të shtunën, me forcë 4,8 ballë, po në zonën e Kretës, por nuk u raportuan dëme dhe të lënduar.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128