"Jam bashkëthemeluese e Rithemelimit"/ Kokalari sfidon Berishën dhe shpall kandidaturën për kreun e PD: Çdo manipulim vote do e çoj në DASH

Evi Kokalari duket se do të jetë rivalja e parë e kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pjesëmarrjen në zgjedhjet e majit e ka njoftuar përmes një statusi në rrjetet sociale.
Ajo thekson se është bashkëthemeluese e Rithemelimit që u bë shkas për marrjen e PD nga Lulzim Basha dhe se emrin e ka në gjykatë ku PD (Rithemelimi) është regjistruar. Për sa i përket garës, ajo paralajmëron se nëse do të ketë manipulime, do ti raportojë në DASH. Deri këtu zonja Kokalari është në rregull, poŕ pyetja "1 milionëshe" është: A do të lejohet ajo të garojë përball Berishës, siç po ndodh me Ervin Salianjin?
"Sali Berisha, të lutem shto emrin tim për kandidaturë kundrejt teje në zgjedhjet e 23 majit.
Si kujtesë, emri im figuron në gjykatë si një nga themelueset e rithemelimit, që u bë shkas për marrjen e PD-së nga Lulzim Basha.
Në fakt, duhet theksuar se jam bashkëthemeluese e Rithemelimit me ty.
Çdo manipulim vote, të premtoj që do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan", njofton Kokalari
Kujtojmë se zgjedhjet në Partinë Demokratike do të mbahen më 23 maj./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128