Çmimet e naftës/ Braçe i përgjigjet Ibrahimajt: Tregu i karburanteve është kartel

Deputeti socialist, Erion Braçe i është përgjigjur ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila ka deklaruar se nuk ekziston një kartel që përcakton çmimet e naftës në vend.
Braçe është shprehur për Report Tv se është evidente që kompanitë e tregut të hidrokarbureve funksionojnë si kartel, sipas tij, shteti bën sikur nuk e kupton këtë situatë.
Po ashtu, ai theksoi se kompanitë i caktojnë çmimet e njëjta brenda një dite dhe në të njëjtën orë.
Ju keni thënë shpesh që në atë treg ka kartel
Erion Braçe: Po është evidente.
Ministria e Ekonomisë thotë nuk është faktuar nuk ka prova
Braçe: Po si s’paska? Në momentin që ndryshon çmimi brenda një dite, brenda në të njëjtën orë, në të gjitha pikat dhe është i njëjti çmim, si qenka? Çfarë sjelle është ky? Sjellja e koordinuar.
Po sjellja e koordinuar kur ndodh? Kur ndodh? Kur tregu është i përqendruar dhe kur tregu është i përqendruar po patjetër. Situatë kartelash është pse e bëjnë kot sikur nuk e kuptojnë.
Në qoftë se i gjithë çmimi i hidrokarbureve, naftës, gazit edhe benzinës në territorin e Republikës së Shqipërisë varka nga një kompani që këta e quajmë broker. Çfarë logjike ka?
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128