Zyrtare! Zbulohet data e nisjes së “Ferma VIP”

16 Mars 2026, 21:47 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Zyrtare! Zbulohet data e nisjes së “Ferma VIP”

“Ferma VIP” do të rikthehet shumë shpejt në ekran me një sezon të ri. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e formatit në Instagram, e cila ka publikuar një video të shkurtër promovuese, duke zbuluar edhe datën e shumëpritur të nisjes së spektaklit.

Edicioni i ri i “Ferma VIP” do të startojë më 27 mars.

Formati vendos personazhet e famshëm përballë një realiteti krejt ndryshe nga ai që janë mësuar. VIP-at duhet të lënë pas jetën e luksit, komoditetin e përditshëm dhe ritmin e showbizit për t’u përballur me punët e fermës, jetesën në natyrë dhe sfidat e izolimit.

Mbetet për t’u parë se cilët emra të njohur të showbizit shqiptar do të guxojnë të heqin petkun e VIP-it për të veshur çizmet e punës, duke u bërë pjesë e kësaj aventure nën drejtimin e Arbana Osmanit.

Po ndodh...

ide