Aksident i rëndë në Greqi/ Kamioni përplas tre automjete, dy viktima dhe dy të plagosur

16 Prill 2025, 16:37 / BOTA ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Greqi/ Kamioni përplas tre automjete, dy

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike ka ndodhur në Greqi, në aksin rrugor Egnatia në segmentin mes Verias dhe Kazancës. Sipas mediave greke, ngjarja u regjistrua në zonën e Polimeros, ku një kamion që po lëvizte në drejtim të Igumenicës u përplas fillimisht me vendin e pagesës së taksës rrugore, për shkak të dukshmërisë së ulët nga mjegulla e dendur.

Pas përplasjes së parë, kamioni u përfshi në një aksident zinxhir me dy automjete të tjera. Njëra nga makinat mori flakë menjëherë pas përplasjes së fuqishme, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik nga autoritetet greke.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të bërë të mundur hapjen e rrugës.

Kamioni që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një shtetas ukrainas, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Greqi, ndërsa qarkullimi në këtë segment mbetet i ndërprerë për disa orë për shkak të operacionit të pastrimit dhe hetimeve në vendin e aksidentit.

 

Po ndodh...